Konfindustria: Të lehtësohen shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës

Shqipëria

Konfindustria: Të lehtësohen shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës

Më: 12 prill 2020 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Konfindustria ka paraqitur një plan masash te përbashkëta për tu ndërmarrë nga vendimmarrja politike në Shqipëri, Kosove për përballjen me sa më efektivitet me pasojat e emergjencës së epidemisë Covid-19 dhe në afatgjatë në raste të ngjashme të përsëritura.

Konfindustria vlerëson, se në kushtet e reja të ndryshimeve të thella të politikave globale, pasojë e luftës kundër epidemisë Covid-19 dhe me qëllim të rritjes së efektivitetit në shërbim të shëndetit të qytetarëvedhe ekonomisë kombëtare, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ndërtojnë dhe zbatojnë programe dhe masa të jashtëzakonshme të përbashkëta:

1- Shpenzimet buxhetore të emergjencës për mallra dhe shërbime të drejtohen në maksimumin e mundshëm te operatorët vendorë në Shqipëri dhe Kosovë, duke shmangur importet. Është tërësisht e papranueshme dalja pa arsye e valutës jashtë hapësirave kombëtare në kushtet e shtrëngimeve financiare të sotme. Veçanërisht e rëndësishme masa e mësipërme është për sektorët e bujqësisë, agroindustrisë, fermerët, etj. Politika të mbylljes tregtare kanë filluar në të gjitha shtetet më të zhvilluara të botës përfshi edhe BE.

2- Të lehtësohet tërësisht transporti dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

3- Të ndërtohen politika të përbashkëta mjekësore për investime dhe blerje pajisjesh, teknologji, shërbime, etj. nga tregjet e huaja në kushtet e jashtëzakonshme të Covid 19 dhe në afatgjatë me qëllim uljen e kostove financiare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.

4- Të fillojë ndërtimi i politikave të përbashkëta me qëllim sigurimin sa më të shpejtë të pavarësisë ushqimore dhe energjitike të Shqipërisë dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat