Reshje dëbore në Qarkun Dibër, banorët kanë frikë për pasojat në frutikulturë

Shqipëria

Reshje dëbore në Qarkun Dibër, banorët kanë frikë për pasojat në frutikulturë

Më: 15 prill 2020 Në ora: 12:19
Dibër

Mbrëmjen e së martës janë rikthyer reshjet e borës në zonat malore të Qarkut Dibër. Ndryshe nga bora e 1 Prillit, kjo e fundit nuk pati kohëzgjatje duke bërë që trashësia në zonat e thella të shkojë jo më shumë se 15 centimetra.

Por reshjet kanë përfshirë edhe fshatrat që ndodhen afër qyteteve, ndonëse trashësia aty nuk është shumë e madhe, banorët kanë frikë për pasojat në frutikulturë.

Reshjet e mbremshme nuk kanë shkaktuar probleme në bllokimin e rrugëve. Autoritetet bëjnë të ditur se rrugët nacionale e ato rurale janë të kalueshme pa probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat