Koronavirusi: Fabrika e letrës mban në punë punëtorët, s'i heq asnjë ditë rrogë

Shqipëria

Koronavirusi: Fabrika e letrës mban në punë punëtorët, s'i heq asnjë ditë rrogë

Më: 15 prill 2020 Në ora: 13:34
Foto

Biznesi prodhues në vend ka zgjedhur që të mbajë punonjësit në punë. Duket një lajm pozitiv për familjet e këtyre punonjësve.

Por në fakt realiteti me të cilën po përballen vetë prodhuesit janë të mëdha.

“Kemi 133 punonjës dhe nuk kemi larguar asnjë dhe nuk kemi hequr asnjë ditë rrogë, dhe nuk do ta bëjmë. Nëse deri në 3 muaj mund të durojmë, normalisht kemi konsumuar kapitalin qarkullues tonin, por do të bëjmë çmos që punëtorët tanë të mos i dëmtojmë” thote Bardhyl Balteza

Ka një afat edhe për punonjësit. Nuk mund të vazhdojnë gjatë dhe paketat e ndihmës të prezantuara nga qeveria duket se nuk ju japin zgjidhje.

“E vetmja zgjidhje është të marrim kredi me garanci sovrane. Por nëse bie tregu, e nuk ka kërkesa si do të më ndihmojë?

Në kohë normale eksportet e kësaj kompanie shqiptare shkonin deri në ShBA por sot, i vetmi eksport ndodh me Kosovën.

Por problem më i madh për zotin Baltëza është lënda e parë e cila ka qënë një kosto e shtuar për të.

Falimentimi është fjalia që përballesh në pjesën më të madhe të biznesit, e kur kjo ndodh në bizneset e mëdha dëmet pritet të jenë të rënda për ekonominë.

“Nga prilli  deri në tre muaj mund të mbahemi, pas 3 muajve ne kemi falimentuar” thotë ai.

Është një biznes prej 20 vitesh e sot përballet jo vetëm nga vështirësitë që po krijohen nga pandemia.

Për Bardhyl Balteza problemet më të mëdha nisën në muajin nëntor, kohë ku biznesi i prodhimit të tij u dëmtua rëndë nga tërmeti.

Ndërsa institucionet shtetërore thonë se një pjesë e godinës duhet shembur.

Balteza nuk po merr zgjidhje nga kompania e sigurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat