Meta i dorëzon kuvendit draftin e përmirësuar: Ul nga 15 vjet në 10 dënimin maksimal

Shqipëria

Meta i dorëzon kuvendit draftin e përmirësuar: Ul nga 15 vjet në 10 dënimin maksimal

Më: 16 prill 2020 Në ora: 11:10
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i i dërgon një shkresë kuvendit ku vlerëson të domosdoshme që përpara se Kuvendi të votojë sot në seancë plenare këtë projektligj, duhet patjetër të mbajë në konsideratëse ndërhyrja në Kodin Penal: duhet të respektojë detyrimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe dispozitat kushtetuese që lidhen me procedurën e miratimit dhe parimet e të drejtat themelore të njeriut; duhet të rivlerësohen marzhet e sanksioneve penale, për ta sjellë normën e re në kushte proporcionale me gjendjen aktuale dhe vlerësimin e qeverisë për situatën e pritshme që mund të kalojë vendi.

Gjithashtu i përcjell bashkëlidhur një draft të përmirësuar të projektligjit të miratuar nga Komisioni përgjegjës për çështjet ligjore. Ne kete draft ulen masat e denimit dhe dënimi maksimal eshte 10 vjet.

Ilir Meta: "Dispozitat e reja duhet të jenë të qarta, për të mos cenuar parimin e sigurisë juridike, me qëllim që e gjithë popullata të mos mendojë se mund të bëhet subjekt i procedimit penal në mënyrë të padrejtë, ashtu siç është krijuar tashmë ky shqetësim në mbarë opinionin publik, referuar ky shqetësim edhe nga aktorët që u është marrë mendimi gjatë procesit legjislativ, por dhe duke parë mungesën e qartësisë së propozimeve.

Paragrafët e dispozitave të reja, duhet të përcaktojnë qartë elementët e secilës figurë të veprës penale, veçanërisht subjektin, si dhe format e konsumimit tësaj, duke bërë dallim të qartë mes dashjes dhe pakujdesisë, si dhe duke treguar kujdes në proporcionalitetin e dënimit në përputhje me pasojat qëmund të vijnë. Gjithashtu, duhet qartësuar se një subjekt nuk mund të procedohet penalisht, nëse nuk është proceduar më parë në rrugë administrative.

Këto sugjerime paraprake vlerësoj se duhet të konsiderohen nga Kuvendi i Shqipërisë përpara votimit të kësaj nisme të rëndësishme ligjore. Me qëllim miratimin e një norme sa më objektive, proporcionale dhe të pranueshme nga të gjithë, kur bëhet fjalë për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, më lejoni që në këto kushte të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të cilën ndodhemi, t`ju përcjell bashkëlidhur një draft të përmirësuar të projektligjit të miratuar nga Komisioni përgjegjës për çështjet ligjore. Kjo mënyrë e veçantë komunikimi përgjatë procesit legjislativ, synon vetëm mbrojtjen e interesit publik e të shtetasve, dhe rregullimin e jetës shoqërore në vend, përkundrejt parimeve kushtetuese dhe atyre ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat