Përballja me COVID-19, Rama flet për skenarin e hapjes së Shqipërisë

Shqipëria

Përballja me COVID-19, Rama flet për skenarin e hapjes së Shqipërisë

Më: 16 prill 2020 Në ora: 21:57
Rama

Kryeministri Rama ka folur për herë të parë mbi skenarin e hapjes së bizneseve në vend pas mëse një muaji në karantinë për shkak të koronavirusit.

Në lidhje direkte me emisionin Opinion, Rama ka folur për tre kategori të bizneseve dhe aktiviteteve të ndara në bazë të riskut.

Rama ka deklaruar gjithashtu se java e ardhshme, do të jetë një javë përgatitore dhe se do të përpilohen dhe protokolle të sigurisë. Kryeministri tregoi dhe tre kategoritë e bizneseve, që sipas tij kanë një risk të ulët, të mesëm dhe të lartë. I pyetur nga Fevziu mbi një datë konkrete për hapjen e biznesve në Shqipëri, Rama mori shembullin e Austrisë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Bizneset me risk të ulët, ku merren parasysh një sërë kriteresh. Psh shitje me pakicë, tregti me pakicë me veshje, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, tregtia me pakicë me mobilje,luleve, kafshëve të shtëpisë, orëve bizhuterive, atyre që shesin pajisje video-audio, lodra etj etj. Kjo është fasha e parë që ne duam ta hapim në ditët në vijim. Ëhstë shumë e rëndësishme që të hyjë në fuqi kodi i ri penal dhe të jetë shumë e qartë që nuk bëhen lojëra me jetën e njerëzve.

Java e ardhshme do të jetë një javë përgatitore. Protokollet e sigurisë do t’i kenë shumë të qarta bizneset dhe kontrolli do të mund të bëhet mbi disa kritere objektive.

Bizneset me rrezikshmëri të mesme janë tranaporti rrugor, tregtia me pakicë e mallrave të përdorura, aktivitetet e drejtimit të mjeteve (autoshkollat), tregtia me pakicë në tenda e tregje etj.

Me rrisk të lartë, për këto ka debat. Janë këto estetiket. Për këto është ndarë grupi i punës. I kërkoj ndjesë të gjitha zonjave që janë në ankthin e mosndërhyrjes në pamjen e jashtme prej 40 e ca ditësh. Ndërkohë që, hyjnë restorantet që nuk kanë delivery (transport në banesë), aktivitetet e shërbimeve ushqimore, aktivitete argëtimi, çlodhëse, aktivitete sportive, palestra, shkollat…

-Kur mendoni që mund të jetë gati për t’u hapur? Një skenar që ju e keni menduar a mund të na e thoni?

Rama: Ajo që unë do te thoja është kjo. Referojuni Austrisë. Ajo ka të njëjtin plan që kemi ne për planin e hapjes. Kancelari i Austrisë tha ne do të hyjmë në këtë proces dhe do ta mbajmë njërën dorë në frenat e urgjencës. Nëse shifrat rriten, atëherë do të ndërhyjmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat