“Elisa, për ty jetojmë në begati”- avokati i njohur përplaset me Elisa Spiropalin

Shqipëria

“Elisa, për ty jetojmë në begati”- avokati i njohur përplaset me Elisa Spiropalin

Më: 17 prill 2020 Në ora: 06:48
Elisa Spiropali dhe Adriatik Lapaj

Ndryshimet e bëra në Kodin Penal ka shkaktuar debate të shumta mes të ftuarve në Open në Top Channel. Një debat u zhvillua mes avokatit Adriatik Lapaj dhe ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Debati nisi kur Lapaj kundërshtoi fuqishëm ndryshimet e bëra në Kodin Penal. “Jam dakort që Kodi Penal kërkon ndryshime se ka boshllëk. Por pse po bëhen ndryshime vetëm për të dënuar qytetarët dhe jo pushtetarët”- tha Lapaj.

Kjo është e pavërtetë- ndërhyri Siropali.

Ne u gjendëm në një moment kur nuk ka maska, veshje as respiratorë. Pse asnjë zyrtar që është përgjegjës nuk dënohet- tha Lapaj.

Kjo është e pavërtetë. Ne kemi përballur situatën shumë mirë. I kemi marrë të gjitha masat- vijoi Siropali.

O Elisa për ty ne jetojmë në begati, por më lëj të mbaroj- vijoi Lapaj.

Nuk ka të bëjë me begatinë aspak- ndërhyri Spiropali.

Po mirë, më lëj të flas. Të lutem se jeni dhe zonjë- vijoi Lapaj.

Po shpërdoroni lirinë e fjalës- kundërshtoi sërish Siropali.

Po për këtë shpërdorim do marr kosto unë. Të lutem më lër të mbaroj. Pyeti pak a kanë veshje dhe maska policët në burg, apo në ushtri. Kodi Penal është ndryshuar 5 herë në 5 vite. Janë shkelur procedurat dhe proceduara është element thelbësor i Kushtetutës- u shpreh Lapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat