Mjeku Tritan Kalo ka një mesazh për gjithë shqiptarët: Jetojmë kohë të vështira, por ne…

Shqipëria

Mjeku Tritan Kalo ka një mesazh për gjithë shqiptarët: Jetojmë kohë të vështira, por ne…

Më: 17 prill 2020 Në ora: 09:39
Tritan Kalo

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo e ka nisur diten me nje mesazh per gjithe shqiptaret. Kalo, iu uron Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë, ndërsa jep edhe një mesazh plot shpresë për përballimin e betejës në luftën kundër koronavirusit.

Mjeku Kalo shkruan në “Facebook” se “besimi dhe përpjekjet në ardhmërinë e Nënë Lokes Shqipëri KURRË nuk duhet të na shuhen”, duke shtuar se shqiptarët ja kanë dalë të kalojnë çdo vështirësi, me të cilat historia i ka përballuar, ndaj dhe do ia dalin edhe në luftën me COVID-19.

Mesazhi i mjekut 

PASHKË të LUMNUEME të gjithë ju BASHKËKOMBAS, të besimit orthodoks e jo vetëm, sepse KURDOHERË ne SHQIPTARËT “Pashkë e Bajramë i festojmë bashkë”….Jetojmë vërtet kohë të vështira, POR zemra jonë e bardhë, BESIMI në veten tone dhe në Zot, besimi dhe përpjekjet në ardhmërinë e Nënë Lokes Shqipëri KURRË nuk duhet të na shuhen…SË bashku NE ja kemi dalë kurdoherë të kalojmë çdo vështirësi, me të cilat historia na ka përballur…JU DUAM shumë ndaj dhe ne MANTELBARDHËT, po JETOJMË e po PUNOJMË me plot PËRKUSHTIM, që JU t’i jetoni e gëzoni jetët tuaja….ZOTI e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo që ata frymojnë!…GËZUAR!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat