Shtrirja e rasteve të koronavirusit./ Qyteti i vogël që ka përhapjen më të madhe në 24 orë

Shqipëria

Shtrirja e rasteve të koronavirusit./ Qyteti i vogël që ka përhapjen më të madhe në 24 orë

Më: 19 prill 2020 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipërisë i janë shtuar edhe 14 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin në 562 të prekur.

Ajo që bie në sy nga rezultatet e Ministrisë së Shëndetësisë është se numri më i madh i të prekurve janë në një qytet të vogël si Kruja, ku janë regjistruar 7 raste të reja.

Në këtë qytet, numri i të prekurve në total është 18 raste. Megjithatë në total, numrin më të lartë të të prekurve e ka Tirana me 251 raste.

“Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 1 është personel shëndetësor në Shkodër. Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve”, tha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik në daljen e rregullt madiatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat