Kalendari i riatdhesimeve/ Braçe: Së pari kthejmë në Shqipëri qytetarët në nevojë

Shqipëria

Kalendari i riatdhesimeve/ Braçe: Së pari kthejmë në Shqipëri qytetarët në nevojë

Më: 20 prill 2020 Në ora: 17:15
Erion Braçe

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se qeveria është në punë dhe po kthen në Shqipëri në radhë të parë ata që kanë nevojë.

Braçe publikoi radhën e riatdhesimeve në Shqipëri, ku i është dhënë prioritet, atyre që kanë nevojë.

“Qeveria në Punë. Kthejmë në Shqipëri shqiptarët në nevojë së pari! Ja shtetet, qytetet, ditët, orët! Udhëtim i sigurt edhe nga pikëpamja sanitare dhe e distancimit fizik”, shprehet ai.

Po ashtu Braçe publikoi dhe kalendarin e riatdhesimeve për të gjitha linjat e fluturimit, 20-21 dhe 22-23 prill.

Tiranë-Bari 10:0-10:30

Bari-Romë 11:30-12:00

Tiranë Romë 15:00-16:25

Romë-Tiranë 17:30-18:55

Tiranë-Frankfurt 12:00-14:30

Frankfurt-Tiranë 15:30-18:15

Tiranë Londër 12:00-14:00

Londër-Tiranë 15:00-19:05

Tiranë Paris 12:00-14:45

Paris-Tiranë 15:45-18:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat