Rasti i parë në burgun e Tiranës, kush është mafiozi italian i prekur nga Covid-19

Shqipëria

Rasti i parë në burgun e Tiranës, kush është mafiozi italian i prekur nga Covid-19

Më: 21 prill 2020 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në burgjet shqiptare është një 42-vjeçar i arrestuar nga RENEA në vitin 2018.

Abcnews mëson se bëhet fjalë shtetasi italian me iniciale G.C, i arrestuar në vitin 2018 nga forcat RENEA të Durrësit, për trafik droge.

Ai njihet si një nga bosat e klanit mafioz Di Cosimo në Bari dhe ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2017.

Pak muaj më parë SPAK skuestroi 9 asete pasurore në emër të  G.C.mes tyre një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, arë dhe truall me sipërfaqe 5mijë e 954 m2, 4 makina dhe 2 llogari bankare 3 mln lekë e 22 mijë €.

Mësohet se  ai qëndron në paraburgim 313 në pritje të procesit gjyqësor, ndërsa akualisht është karantinuar larg të burgosurve të tjerë. Ndërkohë nga Drejtoria e Burgjeve nuk ka ende një reagim për rastin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat