A mund të riinfektohet një person që ka kaluar COVID-19? Si përgjigjet ministria e Shëndetësisë

Shqipëria

A mund të riinfektohet një person që ka kaluar COVID-19? Si përgjigjet ministria e Shëndetësisë

Më: 21 prill 2020 Në ora: 21:03
Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë, duke iu përgjigjur interesit të RTV Ora ka bërë të ditur se ekziston mundësia që një person që ka kaluar koronavirusin mund të riinfektohet sërish, por jo me të njëjtat simpotoma.

Megjithëse deklarojnë ata priten edhe analiza të tjera në lidhje me këto raste.

Albana Fico: Nuk mund të themi në mënyrë solide që rastet e riinfeksionit janë raste të lidhura veçanërisht me rimarrjen e këtij virusi.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që nga përhapja e pandemisë, sot është dita e parë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri.

Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.

Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat