Banesa në flakë, humb jetën e moshuara në Klos

Shqipëria

Banesa në flakë, humb jetën e moshuara në Klos

Më: 22 prill 2020 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Mbrëmjen e sotme një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ra në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pleshë në Klos.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë marrë njoftim se në fshatin Pleshë, Bashkia Klos, ka rënë zjarr në banesën e shtetases B. D., rreth 80 vjeçe, ku si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, nga shkëndija në sistemin elektrik brenda në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat