Mblidhet sot Parlamenti, deputetët me maska dhe doreza/ Pikat e rendit të ditës

Shqipëria

Mblidhet sot Parlamenti, deputetët me maska dhe doreza/ Pikat e rendit të ditës

Më: 23 prill 2020 Në ora: 09:28
Deputetët

Mblidhet në orën 10.00 të paradites së sotme seanca parlamentare, ku deputetët dhe anëtarët e kabinetit qeveritar për shkak të kushteve të emergjencës prej koronavirusit, do të shfaqen me maska dhe doreza.

Jo vetëm kaq, por ata do i nënshtrohen kontrollit të temperaturës qysh në hyrje të Kuvendit.

Ndër 12 pikat e rendit të ditës që pritet të miratohen, është edhe ai i zgjatjes së fatkeqësisë natyrore deri më 24 qershor.

Rendi i ditës

-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.04.2020

-Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim

-Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin” të ndryshuar

-Projektligj “Për aktivitetet e turizmit detar”

-Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri”

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe të protokollit zbatues në lidhje me asistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë”

-Projektligji “Për ratifikimin e protokollit 6 shtesë të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore”

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së lumit të Vlorës”

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, në lidhje me themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, të PROPARCO dhe të EXPERTISE FRANCE në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat