“Pronarja në vrimë të miut të futet, do ta djeg të gjallë”/ Punonjëset e fasonerisë në Korçë: S’kemi të hamë

Shqipëria

“Pronarja në vrimë të miut të futet, do ta djeg të gjallë”/ Punonjëset e fasonerisë në Korçë: S’kemi të hamë

Më: 23 prill 2020 Në ora: 11:25
Një punonjëse

50 puntorë të një fabrike fasonerie kanë dalë sot të protestojnë para zyrës së tatimeve në Korçë, pasi kërkojnë pagën e luftës. Ata janë të dëshpëruar, pasi thonë se kanë mbetur pa ushqime, pasi të ardhurat janë ndërprerë që me 10 mars ku u mbyll fasoneria.

Në zyrën e drejtorisë së tatimeve fillimisht janë pritur përgjegjëset e fasonerisë, por për puntorët nuk ka patur një përgjigjje. Këta të fundit më pas kanë hyrë të gjithë në godinë, por për situatën shprehen: “Trokitëm në zyrën e drejtorit, por nuk na e hap derën. Ja që këtu fillon …”

Një punonjëse deklaron se si pasojë e mbylljes së punës nuk ka bukë të hajë: “Kemi dalë të protestojmë se thonë nuk na takon paga e luftës. Ne na takon se kemi paguar dhe sigurimet dhe tatimet, çfarë ka dashur pronari kemi bërë … kemi punuar … ama tani kërkojmë edhe ne të drejtat tona. Firma është mbyllur që nga adata 10 mars, ne jemi me sigurime.

Jemi 50 veta, ndërsa unë i kam të vetmet të ardhura. Punoj vetëm, jetoj vetëm, se prindërit më kanë vdekur. Ushqim s’kam, puna na është ndërprerë, për të na paguar asgjë. Si mund të përballohet? Tjetra ka fëmijën e sëmurë. Presim se çfarë mund të na thonë…”

Një tjetër puntore e fabrikës e ka me pronarin. Ajo fillimisht thotë se kanë punuar në kushte skandalozë, ndërsa kërcënon edhe drejtuesit e biznesit:

“Dua të ha unë, jam burrë e grua në atë punë. Duan të na hedhin në rrugë dhe shikoni në çfarë ndërmarrje kemi punuar ne, na është rrezikuar jeta. Jam punëtorja më e vjetër, kam 22 vjet punë. Kemi dërguar dy përgjegjësit atje dhe një djalë tjetër. Kemi 22 vjet sigurime.

Mos të ma takojë mua një 400 mijë lekëshe të ha bukë?! Unë skam asnjë fëmijë asnjë gjë… Jam atje me burrë e grua. Jam borxhë deri në grykë. Afendikoi (pronari) më hodhi në rrugë, deri dje shtynte karrocën me burrin tim. Sa e vështirë është për mua?! Ja unë s’kam bukë të haj. Jo kamera, se unë dhe një vit punë kam, por afendikoi (pronari) me gjithë afendikeshën (pronaren), jo në vrimë miu të futen, por do ta djeg të gjallë. Në vrimë miu të futet, me këdo që ka mbrapa, se jam pa bukë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat