Koronavirusi redukton ndjeshëm lëvizjet

Shqipëria

Koronavirusi redukton ndjeshëm lëvizjet

Më: 23 prill 2020 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Në fillim të muajit mars, pas shpërthimit të pandemisë Covid-19 një ndër masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së tij ishte dhe mbyllja e kufijve tokësorë dhe ajrorë.

Kjo ka bërë që në territorin tonë të futen rreth 450 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj më pak, përllogaritur kjo në 61.8% rënie, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Muaji Mars 2020, që përkoi dhe me rastet e para të konfirmuara me koronavirus ka shënuar një rënie të ndjeshme prej 66.4% të hyrjes vetëm të shtetasve të huaj në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë hyrë rreth 190 mijë shtetas të huaj më pak, krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Sipas raportit, hyrjet e shtetasve të huaj nga Italia gjatë muajit mars të këtij viti janë 4793 ndërkohë që një vit më parë ky numër ishte 21 mijë e 594 shtetas.

Por bllokimi i kufijve ka sjellë gjithashtu një rënie drastike me rreth 61% të shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë dalë nga territori jonë krahasuar me të njëjtën periudhë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territory i vendit tonë, u reduktuan me 60.5% gjatë muajit mars 2020, krahasuar me marsin e një viti më parë.

INSTAT raporton se Anglia është vendi që ka pasur hyrjet më të larta të shtetasve shqiptarë përgjatë tre muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje me 27%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur SHBA-ja me 36.1% krahasuar me tre muajt e parë të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat