Bardhi: Qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë

Shqipëria

Bardhi: Qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë

Më: 23 prill 2020 Në ora: 17:31
Gazmend Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka deklaruar se kryeministri Rama çdo shifër e dyfishon sipas interesit politik, njësoj si çmimet e tenderave sekret.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë.

Gazment Bardhi: ''Kur tabelën e shumëzimit e mëson si Edi Rama, duke llogaritur sa para fiton nga 1 leje ndërtimi, 1 koncesion, 1 tender, 1 pronë në bregdet, sa vota të siguron 1 kg heroinë, e ke mendjen të gënjesh për të mbuluar dështimin.

Çdo shifër e dyfishon sipas interesit politik, njësoj si çmimet e tenderave sekret. Punonjësit nuk i fut dot në xhepa si lekët e tenderave dhe as nuk i fsheh dot siç përpiqesh të bësh me dështimet e tua.

Sipas INSTAT në Shqipëri ka rreth 974 386 punonjës në sektorin privat bujqësor dhe jo bujqësor. Qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë.

Nga Surreli është vështirë të numërosh të varfërit dhe të papunët. Për të provuar dhimbjen e atyre që skanë marrë ende asnjë lek, nuk ka nevojë për makinë llogaritëse. Duhen vetëm sy, vesh dhe përgjegjshmëri në qeverisje.''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat