E kishte gjobitur për karantinën, qytetari plagos me thikë policin në Korçë

Shqipëria

E kishte gjobitur për karantinën, qytetari plagos me thikë policin në Korçë

Më: 24 prill 2020 Në ora: 13:33
Ilustrim

Një efektiv policie është plagosur me thikë mesditën e sotme në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën pedonale, pranë Kullës. Pas ngjarjes autori është larguar por është ndaluar vetëm pak minuta më pas nga policia.

Në momentin ku ka ndodhur plagosja polici ka qenë jashtë shërbimit.

Burimet bëjnë me dije se ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet në spitalin rajonal për mjekim. me palgë të lehta.

Mësohet se konfliti mes tyre ka ndodhur për një gjobë që polici i kishte vendosur autorit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat