Pensionistët sërish të privilegjuar, në liri-dalje deri në orën 11:00. Të tjerët vijojnë izolimin

Shqipëria

Pensionistët sërish të privilegjuar, në liri-dalje deri në orën 11:00. Të tjerët vijojnë izolimin

Më: 25 prill 2020 Në ora: 09:51
Pensionistët

Pensionistët do të kenë sërish mundësinë sot të dalin deri në orën 11:00 për të shëtitur, ndërkohë që të tjerët do të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19.

Kryeministri Edi Rama tha dje pasdite se sërish gjyshërit dhe të moshuarit do të kenë mundësi të lëvizin, vetëm, deri në orën 11:00. Por të gjithë qytetarët e tjerë nuk mund të dalin deri të hënën pasi asgjë nuk është e hapur, as dyqane e as farmaci.

“Është e domosdoshme që pensionistët t’i lehtësojmë, nesër është dita e tyre në gjithë Shqipërinë. Në zonat tuaja të gjelbra, do e kenë lirinë deri ne 8 e 30 edhe gjatë javës, s’do dalë njeri tjetër, do dalin vetëm ata, por jo domino edhe të tjera, sepse rrezikojnë jetën”, tha Rama dje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat