Komisioni i Ekonomisë miraton faljen e masave administrative gjatë pandemisë COVID-19

Shqipëria

Komisioni i Ekonomisë miraton faljen e masave administrative gjatë pandemisë COVID-19

Më: 26 prill 2020 Në ora: 08:10
Komisioni i Ekonomisë

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, miratoi Aktin Normativ "Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid 19" dhe shqyrtoi në parim projektligjin “Për shërbimet e pagesave”.

Akti normativ vjen në të njëjtin kuadër me ndryshimet e fundit të Kodit Penal, sipas të cilit “moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.”

Për projektligjin “Për shërbimet e pagesave” paraqitjen në komision e bëri ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, ndërsa relatimin e kreu deputetja Senida Mesi. Znj. Denaj, gjatë shqyrtimit në parim, i bëri me dije komisionit se projektligji synon krijimin, licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e institucioneve të pagesave; synon transparencën e kushteve dhe kërkesat për informim për shërbimet e pagesave;  të drejtat e detyrimet përkatëse të përdoruesve dhe të ofruesve të shërbimeve të pagesave lidhur me ofrimin e shërbimeve të pagesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat