Kush janë ekspertët që ka pyetur Rama për situatën e COVID-19? Vasili hedh akuzat e rënda - Bota Sot
Kush janë ekspertët që ka pyetur Rama për situatën e COVID-19? Vasili hedh akuzat e rënda

Shqipëria

Kush janë ekspertët që ka pyetur Rama për situatën e COVID-19? Vasili hedh akuzat e rënda

Më: 26 prill 2020 Në ora: 16:17
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili me anë të një videoje të shpërndarë në Facebook ka komentuar masat e marra nga qeveria shqiptare në këtë kohë pandemie të koronavirusit.

Vasili shprehet se qëndrimi i qeverisë dhe i Edi Ramës personalisht ndaj Covid-19 është tërësisht aprofesional.

Vasili thotë se kryeministri Rama ka bërë të kundërtën e asaj që do shkenca, kurse ka shtuar se masat kanë qenë represive, duke dëmtuar qytetarin shqiptar ekonomikisht dhe psikologjikisht.

“Edi Rama ka imponuar karantinë politike. çfarë kuptimi ka nga ana shëndetësore, shtet rrethimi i fundjavës, që në disa orë vendosen disa masa. Mos do të thotë se virusi nuk përhapet në ata orë? Edi Rama zgjodhi të kundërtën e asaj që donte shkenca. Kjo kërkonte marrje masash korrekte në përputhje me pandeminë. Rama madje tha se ka bërë kurimin më të mirë të pandemisë. Kur Rama ishte më i miri i botës, ç’do i pyeste shkencëtarët gjermanë?

Pas 6 javësh pyeti gjermanët dhe ekspertët? E kush janë këta ekspertë? Të gjithë këta janë ilegalë. Konkluzionet e nxjerra nga Rama janë të papranueshme për pandeminë. Ai nuk kërkoi asnjë mendim ekspertësh.  Shqipëria duke qenë e vogël mund të aplikonte metoda tepër të mira, por ka bërë masa që i kanë shkatërruar psikologjikisht dhe ekonomikisht qytetarët”, vlerësoi Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat