Mbërrin në Rinas avioni me 126 shqiptarë nga Brukseli, nesër fluturimi nga Vjena

Shqipëria

Mbërrin në Rinas avioni me 126 shqiptarë nga Brukseli, nesër fluturimi nga Vjena

Më: 26 prill 2020 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Avioni me 126 shtetas shqiptarë nga Brukseli mbërriti në orët e pasdites së sotme në Rinas. Shqiptarët e riatdhesuar do të karantinohen për 14 ditë në hotelet e përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës në Durrës dhe Golem.

Pasi të mbarojnë periudhën e karantinimit ata do tu drejtohen  qyteteve ku banojnë për tu bashkuar me familjarët e tyre.

Procesi i riatdhesimeve vijon prej datës 18 prill. Ndërkohë nesër, e hënë 27 prill, do të ketë një tjetër fluturim, këtë herë nga Vjena.

Listës së destinacioneve i shtohen edhe Madridi dhe Bukureshti në ditët në vijim.

Ndërkohë në Korçë, në 24 orët e fundit janë futur drejt territorit të Republikës së Shqipërisë 26 emigrantë të tjerë të cilët kanë pranuar kushtet e firmosur procedurat për karantinim për 14 ditë.

Numri në total i emigrantëve të vendosur në 5 hotele, 3 në Korçë e 2 në Pogradec, është 274 persona.

Deri me tani asnjëri prej tyre nuk është konfirmuar me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat