Dhunoi djalin 3 vjeç të partneres, i theu tre brinjë. Lihet në burg 35-vjeçari, ja çfarë tha në gjyq

Shqipëria

Dhunoi djalin 3 vjeç të partneres, i theu tre brinjë. Lihet në burg 35-vjeçari, ja çfarë tha në gjyq

Më: 27 prill 2020 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Arrest me burg ka vendosur sot Gjykata e Tiranës per 35-vjeçarin Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet për keqtrajtim e femijes 3 vjecar te gruas me te cilen bashkejetonte.

Ai u vu ne pranga pasi ka dhunuar barbarisht djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses duke i thyer tre brinjë, sic raportuan burimet mjekesore, nderkohe qe fëmija ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

Ne seancen e sotme ne gjyq, ku u shfaq edhe me maske ne fyture si mbrojtje ndaj koronavirusit, 35-vjeçari e ka mohuar akuzën.

“News 24” raporton se ai ka deklaruar se djali ka pësuar fraktura pasi ka rënë nga krevati.

Por fqinjët kanë treguar se edhe më herët fëmija ka pasur hematoma në fytyrë e trup. Edhe mjekja që e ka ekzaminuar ka deklaruar se është rrahje. I riu u vu ne pranga dy ditë më parë në rrugën “Bulevardi Blu”, ku sipas policise, ka keqtrajtuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën, fëmijës se mitur të bashkëjetueses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat