Abuzimi i plakut tek 17-vjeçarja/ Habit babai i vajzës: Është i pafajshëm, s’e bënte kurrë ai te fëmija im këtë gjë

Shqipëria

Abuzimi i plakut tek 17-vjeçarja/ Habit babai i vajzës: Është i pafajshëm, s’e bënte kurrë ai te fëmija im këtë gjë

Më: 27 prill 2020 Në ora: 15:07
Bajram Tusha

Historia e përdhunimit të 72-vjeçarit Bajram Tusha ndaj një vajze 17-vjeçare në qytetin e Sarandës i tronditi të gjithë.

Sipas dëshmisë së vajzës, abuzimi ka nisur shumë vite më mirë. Ndërsa babai i të miturës, Vullneti ka deklaruar se sipas tij, i moshuari është i pafajshëm.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, u shpreh se është mik i familjes së tyre dhe vajza nuk ka shkuar asnjëherë e pashoqëruar në shtëpinë e të moshuarit.

“Kushtet janë copë copë, Bajram Tusha nuk ka bukë të hajë. Ai më ka dalë në krah për çdo gjë. Nuk e bënte kurrë ai te fëmija ime këtë gjë. Ju i patë vetë kushtet në shtëpi, këtu nuk ka lukse, një djalë që ka në shtëpi Bajram Tusha, vjen një herë në muaj. Djali im, Bajram Tushën e thërret gjysh. Bajram Tusha jeton me kotecin e pulave dhe pensionin e tij, prej 140 mijë lekësh të vjetra. Ka ardhur gruaja ime që ka ndihmuar bashkë me mua, dhe kur ka ardhur vajza ka ardhur bashkë me gruan ose me mua, asnjëherë s’ka qenë e vetme”, u shpreh Vullneti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat