Dhuna e njerkut ndaj 3-vjeçarit, dëshmia tronditëse: Djali ishte në gjendje kome, me sy e trup të nxirë

Shqipëria

Dhuna e njerkut ndaj 3-vjeçarit, dëshmia tronditëse: Djali ishte në gjendje kome, me sy e trup të nxirë

Më: 28 prill 2020 Në ora: 15:06
Alfred Kazanxhi

Një grua ka rrëfyer detaje tronditëse lidhur me dhunimin e egër të një vogëlushi 3-vjeçar, në zonën e Kamzës.

Ajo pa gjendjen e fëmijës pasi u dhunua barbarisht nga njerku, i identifikuar si 35-vjeçari Alfred Kazanxhiu, i cili bashkëjetonte me nënën e të miturit.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”, dëshmitarja tha:

“Në momentin kur zbrita nga makina pashë zotërinë me fëmijën në krah. Ishte ora 10:00. Fëmija që aty ishte në gjendje kome. Arrita t’i afrohesha dhe e kam prekur me duart e mia. Pashë sytë e mavijosura dhe trupin me shenja. Zotëria deklaroi se fëmija ka rënë nga divani. Realisht e besova. E pashë në rrjete sociale dhe besoj se ishte rrahur. Nuk e pashë nënën e djalit. Nuk i njoh me thënë të drejtën. Ishte dite e premte. Fëmijën e mori ambulanca, por zotëria nuk ka dashur ta shoqërojë por ka dashur të shkojë mjeku. Fëmija ishte lakuriq, vetëm me tuta të shkurtra. Një zonjë i ka ofruar një xhup për ta mbuluar. Ishte me shenja të nxira. Sytë ishin të nxira. Fillimisht thashë se ishte përplasur nga makina, nuk kishte gjakosje, vetëm mavijosje. Nënën nuk e pashë askund. Fëmija nuk reagonte fare. Nuk e di çfarë të them mandej. Më pas janë larguar. Mjeku e ka detyruar që ta shoqërojë.”

Ndërsa halla e të miturit nuk hezitoi ta falënderonte publikisht për rrëfimin e ngjarjes.

Ndërkohë, ditën e djeshme Gjykata e Tiranës vendosi të lërë 35-vjeçarin Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet për keqtrajtim të të miturit. Njerku nuk e ka pranuar ende krimin dhe deklaron se fëmija kishte rënë nga krevati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat