Tenderat sekret për pandeminë, Lapaj: Paratë tona po keqpërdoren në mënyrë shtazarake

Shqipëria

Tenderat sekret për pandeminë, Lapaj: Paratë tona po keqpërdoren në mënyrë shtazarake

Më: 28 prill 2020 Në ora: 22:59
Adriatik Lapaj

17 tendera të bërë nga Ministria e Mbrojtjes, ajo e Drejtësisë apo ajo e Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19 do të jenë në qendër të auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, me kërkesë të PD-së.

Avokati, Adriatik Lapaj, vlerëson se ky është momenti që qytetarët të kuptojnë rëndësinë që ka vota që hedhin në kutitë e votimit.

Për "Tempora", ai ngriti shqetësimin se prej  vitesh ligjet janë bërë sipas interesit politik dhe jo me një logjikë të ftohtë juridike për të garantuar interesin publik.

Në këtë kontekst ai thotë se ligji për prokurimin publik i lë hapësira ekzekutivit për të bërë këto makinacione që po bën.

Lapaj: Ky është momenti për të kuptuar qytetarët se çfarë do të thotë rëndësia e votës dhe çfarë do të thotë një parlament që përbëhet nga njerëz që nuk përfaqësojnë ndonjë nivel të mirë juridik. Sistemi jonë politik elektoral ka lejuar që në përlament në këto 20 vite të shkojnë njerëz që të thonë po. Tani jemi në gjendjen e fatkeqësisë natuyrore, mund të ishim dhe në gjendje të jashtëzakonshme apo lufte dhe kupton që këta i bëjnë ligjet që e kanë dhe gurin dhe arrën në dorë në mes të natës dhe të ditës, si të duan. Ligji për prokurimin publik i lë hapësira ekzekutivit për të bërë këto makinacione. 

Nuk duhet të fshihemi pas gishtit. Ligjet janë bërë sipas interesit politik dhe jo me një logjikë të ftohtë juridike për të garantuar interesin publik. I gjej vendimarrjet e Këshillit të Ministrave të justifikueshme sipas tyre. Në aspektin e përgjegjësisë penale e shoh problematike sepse organet e drejtësisë ndaj janë, në momente si ky kur ka një debat publik, nxjerrin një problematikë që është flagrante, duhet që këto organe të veprojnë. Vjen momenti i dytë që kemi disa organe që merren me nxjerëz që shesin ndonjë cigare hashash ose me njerëzit që zihen për ndonjë gardh. 

Ne si qytetarë jemi jetim, lekët tona i përdorin si të duan. Ndryshon pronati politik i parave tona por lekët tona janë keqpërdorur historikisht. Tani po keqpërdoren në mënyrë shtazarake, të tmerrshme. Ka ardhur momenti që shoqëria jonë, opozita politike, këtij populli të stërvuajtur, sakatosur, të vjedhur nga politika ti japim dinjitetin dhe mundësinë që një herë e mirë të ndahet nga ky model politik dhe të kthehet te gara se garanton cilësinë, garanton të mos vidhen paratë bublike, garantion një drejtësi të pakapur që guxon të rrasë brenda këto që guxon dhe nëpërkëmb apo vjedh qytetarin  e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat