Terrorizoi banorët me të shtëna me armë, rrethohet pallati, si u prangos burri në Skrapar

Shqipëria

Terrorizoi banorët me të shtëna me armë, rrethohet pallati, si u prangos burri në Skrapar

Më: 29 prill 2020 Në ora: 10:43
Pamje nga video

Policia jep detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në Skrapar, ku një person terrorizoi banorët me të shtëna me armë.

Rreth orës 01:00 të natës teksa kishte hyrë e mërkura, forcat speciale Renea kanë vënë në pranga Hekuran Hoxhën, 57 vjeç, banues në lagjen “5 Shtatori”, Skrapar.

I dyshuari, në orët e mbrëmjes së djeshme, në katin e parë të një pallati, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas kur ka parë shërbimet e policisë ka qëlluar edhe në drejtim të tyre.

Më vonë, u fut në banesë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar.

Shërbimet e policisë morën masa sigurie dhe rrethuan pallatin.

Në ndihmë të policisë vendore shkuan shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe më pas forcat speciale Renea.

Pas ndërhyrjes së forcave speciale Renea u bë e mundur vënia në pranga e 57-vjeçarit dhe u sekuestrua edhe arma kallashnikov, bashkë me një sasi municioni.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat