Gjyqi për lobimin rus/ Fatmira Hajdari s’do të gjykojë Bashën, ja çfarë parashikon vendimi

Shqipëria

Gjyqi për lobimin rus/ Fatmira Hajdari s’do të gjykojë Bashën, ja çfarë parashikon vendimi

Më: 29 prill 2020 Në ora: 15:57
Lulzim Basha dhe Fatmira Hajdari

Dosja për lobimin në SHBA e kreut të PD-së, Lulzim Basha, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike, Arben Ristanit dhe financierit Ilir Dervishit nuk do të gjykohet nga Fatmira Hajdari.

Gjykata ka pranuar kërkesën e gjyqtares Hajdarit për t’u tërhequr nga gjykimi i kryedemokratit.

Mësohet se se gjyqtarja ka deklaruar se vendimin e ka marrë për të shmangur paragjykimin, për shkak të njohjeve personale me kreun e opozitës.

“Basha ka qenë disa herë në shtëpinë time si kryetar i opozitës, në ceremonitë për bashkëshortin tim. Pres që kërkesa ime të pranohet”, është shprehur Hajdari në kërkesën e dërguar një javë më parë.

Hajdari ishte zgjedhur nga shorti për të kryesuar trupën, në përbërje të cilës, ishin Alaudin Malaj dhe Shpresa Beçaj.

Kjo trup do të shqyrtonte apelimin e prokurorisë ndaj vendimit të marrë nga gjyqtari Lazër Sallaku që pushoi hetimin ndaj kryedemokratit Basha. Seanca e radhës gjyqësore pritet të zhvillohet në orën 10:00 të ditës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat