Paloka kundër Ramës: Klloun që e la vendin e shkretë!

Shqipëria

Paloka kundër Ramës: Klloun që e la vendin e shkretë!

Më: 29 prill 2020 Në ora: 20:44
Edi Paloka

Nënkryetar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka publikuar një video mjaft prekëse në “Facebook”. Ai mendon se Rama po tallet me të gjithë ata persona që nuk kanë punë. Ish-depiteti i PD-së e thotë diçka të tillë dhe për daljet e Ramës në “Facebook”.

“Është e dhimbshme të shohësh në ekrane nëna që kanë humbur gjithçka, se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit. Është revoltuese t’i dëgjosh që këto nëna numërojnë qindarkat e mbijetesës, ndërsa Edi Rama bën cirk me dhimbjen e tyre dhe paguan miliona lekë në ditë me klientët.

“Ky klloun nuk e ka vendin në kryeministri.  Mijëra nëna nuk i meritojnë lotët e mjerimit vetëm se Edi Rama ka zgjedhur të paguajë miliona për oligarkët e vet dhe pak apo aspak për mbi 2 milionë shqiptarë”, tha Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat