“As do hesht e as do fal!”, Braçe nxjerr fotot brenda fasonerisë në Krujë: Kushte skandaloze, përmirësojini

Shqipëria

“As do hesht e as do fal!”, Braçe nxjerr fotot brenda fasonerisë në Krujë: Kushte skandaloze, përmirësojini

Më: 30 prill 2020 Në ora: 06:07
Erion Braçe

Fasoneritë janë një nga vatrat shqetësuese të përhapjes së koronavirusit në vend, sidomos në Krujë.

Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar foto të ambienteve brenda një fasonerie në Krujë, për të treguar kushtet skandaloze ku punonjë të punësuarit. Ai shkruan në postimin e rrjeteve sociale se mori vendimin për t’i postuar këto foto pasi iu kërkua që të ndryshonte qëndrim.

Postimi i plotë:

KJO ESHTE NJERA PREJ NDERMARRJEVE FASON NE KRUJE!
Shiheni foto me foto!

Image

Tani ju dukem agresiv une qe mbroj punetoret nga keto kushte skandaloze, apo ju duken pergjegjes biznesmenet qe shfrytezojne punetoret ne keto zgeqe?

Nuk do i kisha publikuar keto foto te kesaj ndermarrjeje sikur nje palaco qe do te drejtoje vendin te mos kish folur sot per “KOSTO TE SHTUARA” per rritjen e sigurise shendetesore per punetoret e mbyllur ne keto zgeqe!
Nuk do i kisha publikuar keto foto te kesaj ndermarrjeje sikur te mos isha marre gjithe diten me nje palaco qe mu prezantua si sekseri i fasonerive ne Kruje te me kerkonte te ndryshoja qendrim!

Nuk do i kisha publikuar keto foto te kesaj ndermarrjeje sikur te mos lexoja fleterrufene e nje tjeter palacoje pa ndermarrje dhe qe punon si sekser kombetar i fasonerise ne kete vend, i cili me kerkon hesap pse flas per punetoret e ketij sektori!
TE GJITHE JANE BERE BASHKE JO KUNDER MEJE, POR KUNDER SE VERTETES QE JA BEN MUUUU NE KETO FOTO!
E di shume mire kush ua ka shkruar;
Eshte ai qe diten kur une mora detyren tha se oligarket ishin te shqetesuar nga detyra ime ne qeveri!
Kaq e ulet eshte!

Shikoni, kam nje muaj qe nxis, levdoj, mbeshtes publikisht cdo sipermarres, edhe ne industrine e lehte e tekstile me material porositesi apo cikel te mbyllur, i cili, ka mbajtur punen hapur, ka ridimensionuar ndermarrjen per te mos humbur punen, ka mbajtur e paguar punetoret me pune e posacerisht pa pune, ka shtuar masat e sigurise sanitare e shendetesore per punetoret shume me perpara se tua kerkonte qeveria, punojne e i trajtojne punetoret si partnere te sipermarrjes se tyre;
JANE KETU NE KETE PROFIL TE GJITHA TE PUBLIKUARA!

Por as do hesht e as do fal,
kushtet mizerabel qe shihni ne foto, mungesen totale te sigurise shendetesore, refuzimin e qarte te protokollit te ri e krejt normal te sigurise, pagat shume shume larg cmimit real te punes qe ato gra punetore marrin ne keto zgeqe sic ne foto!
Karrigia ime vlen per kete!

As e dua fare nese nuk bej kete!
Ndaj lerini keto fleterrufete se nuk me impresiononi hic duke me sulmuar e etiketuar, po fare fare!
Permiresoni kushtet per punetoret, ofroini siguri shendetesore se pari!
Kaq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat