Balla habitet nga Bushati: Ke qenë ministër, m’u duke si Grida Duma

Shqipëria

Balla habitet nga Bushati: Ke qenë ministër, m’u duke si Grida Duma

Më: 30 prill 2020 Në ora: 15:40
Taulant Balla

Fjalimi i shpërthyes i ish-ministrit Ditmir Bushati ka habitur mazhorancën socialiste, pasi ai doli kundër kontratës së koncesionit për Porto Romanon. Në emër të Partisë Socialiste ka folur kryetari i grupit socialist Taulant Balla që theksoi se mendonte se ai i kishte kërkuar që të fliste për çështje me rëndësi, duke menduar se do të diskutonte për integrimin e vendit.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili foli me tone të ashpra në Kuvend, duke dalë kundër kontratës koncesionare në Porto Romano, pasi sipas tij, qeveria duhet të ndahet nga oligarkët.

Po nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se fjala e Bushatit iu duk si fjala e Grida Dumës, që thotë se “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’më duken mirë nga brenda”. Sipas numrit dy të PS, fjalimi i Bushatit ishte patetik thjesht për të kapur lajmin e ditës.

“Nuk besoj që kolegu im të ketë votuar kundër. Unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtarë i qeverisë, por vetëm deputet. Fjala e kolegut m’u duk si fjala e Grida Dumës “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’më duken mirë nga brenda’. Kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin. Kjo historia e diskutimeve patetike thjesht për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt. Kontrata koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për të çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet. Historia që m’u në qendër të Durrësit shkarkohen plehra nuk duhet të vazhdojë”, tha Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat