Skandali me tenderat në TIA, shpallen fituese kompani që nuk përmbushin kriteret

Shqipëria

Skandali me tenderat në TIA, shpallen fituese kompani që nuk përmbushin kriteret

Më: 30 prill 2020 Në ora: 19:50
Ilustrim

Drejtori i aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza" ka zgjedhur fitues në tendera kompani që nuk përmbushin kriteret e parashikuara. Për këtë arsye, shumë kompani janë ankuar, por pa zgjidhje. Tashmë ankesat i janë drejtuar Ministrisë së Energjetikës dhe autoriteteve më të larta.

Drejtuesi i aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza", Constantin von Alvensleben, duket se ka vijuar me shkeljet përmes shpalljes së fituesve të tenderave që nuk përmbushin kriteret e paravendosura.

Veprime të tilla hasen në ofertat për sektorët e bar-kafeve, restoranteve dhe dyqaneve të suvenirëve në ambientet e aeroportit.

Pavarësisht kritereve të mirëpërcaktuara, lihet vend për dyshime në mjaft raste.

Madje ndërsa kërkohet që subjekti të ketë të paktën 4 vite eksperiencë dhe me gjendjen e shkëlqyer financiare një fituesi rezulton të jetë në situatë jo të mirë sa i përket financave dhe me fitim minimal.

Madje kompanitë që kanë objekt kryesor bujqësinë, rezultojnë të kualifikohen për bar kafe.

Por edhe më tej, kompani që në traditë njihen për kafenë, shpallen fitues për aktivitetin e shitjes së suvenirëve.

Këto janë vetëm disa nga rastet e publikuara në media, ndërsa më herët, shumë kompani i janë drejtuar me ankesa aeroportit edhe Drejtorit të tij.

Por duket se në vend të përqëndrohej në zgjidhjen e ankesave, drejtori Constantin von Alvensleben nxitoi të ecte përpara me procesin e tenderave.

Tanimë, kompanitë i janë drejtuar Bordit drejtues të kompanisë së Shareholderave “China Everbright”, më saktësisht Z. Richard Hu, si dhe Ministrisë përgjegjëse duke paraqitur faktet e lartpërmendura.

Por duhet parë nëse procedurat në këtë entitet publik kanë vëmendjen e Ministrisë së Transportit dhe Energjisë edhe nëse shteti do ndërhyjë për të krijuar një komitet auditimi dhe shqyrtojë imtësisht procedurat e ndjekura, përputhshmërinë e tyre me parimet e ligjet në fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat