Si u zbulua grupi i “killerave” që ekzekutuan 4 persona brenda dy muajve/ Kush është Altin Ndoci dhe njohja me dy vëllezërit Haxhia

Shqipëria

Si u zbulua grupi i “killerave” që ekzekutuan 4 persona brenda dy muajve/ Kush është Altin Ndoci dhe njohja me dy vëllezërit Haxhia

Më: 2 maj 2020 Në ora: 07:40
Grupi

Policia ka arrestuar autorët e dyshuar të katër vrasjeve të bujshme gjatë dy muajve të fundit në Durrës, përfshi atë të vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në zonën e njohur si tregu i makinave.

Paraditen e sotme u njoftua arrestimi i Altin Ndocit 33 vjeçar nga Tirana si edhe të një 22 vjeçari me banim në Durrës.

Krahas vëllezërve Haxhia, ata dyshohet se ekzekutuan në dy mars edhe Dorjan Shkozën me Anxhelo Avdian në zonën e njohur si “Nishtulla” në Durrës.

Operacioni për arrestimin e tyre u mbështet nga RENEA dhe FNSH, ndërsa policia njofton se ka sekuestruar edhe tre automatikë që dyshohet se u përdorën për ekzekutimin e dy vëllezërve.

Ndërkohë, siç raporton abcnews policia ka zbuluar se kanë qenë katër persona që morën pjesë në ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës. Dy prej tyre janë arrestuar dhe dy të tjerë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Tre prej pjesëmarrësve kanë qëlluar me kallashnikov ndaj vëllezërve Haxhia, ku objektivi i tyre ishte Besimiri.

Policia dyshon se shkak për vrasjen është prishja e pazareve në trafiqë.

Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim nga policia që në vrasjen e marsit në Durrës, ndërsa janë zbuluar sëfundmi nga gjurmët e gishtave dhe të dhënat e ADN-së të gjetura tek makina e braktisur prej tyre.

Por rrëfimi i 22-vjeçarit K.A, ka nxjerrë zbuluar një grup kriminal me origjinë nga Puka, por që ka vepruar në trafikimin e drogës dhe grabitjeve në zonën e Durrësit, Fierit dhe Tiranës. A.K. njeriu i parë i arrestuar, e ka ndjerë veten ngushtë pasi është zbuluar nga gjurmët e gishtave dhe njollave të gjakut, të siguruara nga policia në makinën tip “Toyota” të braktisur nga autorët.

Nga burimet pranë policisë së Shtetit, rezulton se Altin Ndoci dhe 2 viktimat Besmir dhe Viktor Haxhia, kishin lidhje dhe njohje me njëri-tjetrin. Kjo jo vetëm për faktin se dyshohet të kenë pasur marrëdhënie në tregtinë e drogës, por edhe për shkak se Ndoci dhe dy vëllezërit Haxhia, kanë qenë nga e njëjta zonë, ajo e Pukës.s

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat