Zhvillimi i ekonomisë vendase/ Apeli i Ballës: Konsumoni prodhimet “Made in Albania”

Shqipëria

Zhvillimi i ekonomisë vendase/ Apeli i Ballës: Konsumoni prodhimet “Made in Albania”

Më: 2 maj 2020 Në ora: 12:13
Ilustrim

Prodhimet bujqësore shqiptare si dhe eksportet e tyre kanë shënuar rritje pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19. Për t’i dhënë një impuls zhvillimit të ekonomisë vendase, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi sërish sot shqiptarët që të konsumojnë sa më shumë prodhime “Made in Albania”.

“Mirëmëngjes, Shqipëria punon tokën. Konsumoni prodhime shqiptare”, tha Balla ndërsa ndau një video nga fushat e punuara.Në nivel kombëtar, edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon dhe në tre muajt e parë të këtij viti eksportet janë me rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Vetëm gjatë muajit mars 2020 ka 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasuar me marsin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat