Drejtoresha shqiptare e një klinike kërkimi në Teksas: Rezultatet që po jep “Remdesivir” tek të sëmurët me COVID-19

Shqipëria

Drejtoresha shqiptare e një klinike kërkimi në Teksas: Rezultatet që po jep “Remdesivir” tek të sëmurët me COVID-19

Më: 2 maj 2020 Në ora: 13:27
Rubika Muzina

Rubika Muzina, drejtoresha e një klinike kërkimi në Teksas deklaroi se ditën e djeshme në këtë shtet nisi faza e hapes nga karantinë, ndërkohë që bizneseve iu duhet të respektojnë kushtet e vendosura nga autoritetet. Në një lidhje skype për ‘NeWs2’ Muzina tha se mes bizneseve që hapen janë dhe baret dhe restorantet, të cilët ofrojnë shërbim, në kushte të reja.

“Dje nisi faza e hapjes nga karantina të Teksasit. Në Teksas janë hapur disa biznese, por me rregulla të reja. Duke nisur dhe nga restorante dhe baret. Dreka darka të vjen në formën e një vaskete që i merr me vete. Është situatë e re që do të vazhdoj për një kohë të gjatë. Është vendosur që në Teksas të hapen edhe kinematë, rreth 25 % e tyre. Por me masa të reja.”, pohoi ajo.

Mes të tjerash Muzina tha se medikamenti që është miratuar tashmë nga autoritetet shëndetësore që të përdoret tek të sëmurët me COVID-19, “Remdesivir” po jep efektet e tij pozitive.

“Ne shohim një ulje konstante të rasteve të reja, jo rritje të kurbës. Ne gjithmonë ecim në bazë të platformave të protokolleve dhe studimet tona zgjasin 3-4 vjet. Efikas po tregon mjekimi me ilaçin anti-Ebola të quajtur “Remdesivir”. Virusi shkon në trupin e personit, dhe Remdesivir është i ngjashëm me virusin dhe vepron ndaj tij. Ai është medikamenti që po përdoret.”, tha Mezina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat