Komuna e Tiranës zgjeron korsinë e biçikletave, kjo është arsyeja

Shqipëria

Komuna e Tiranës zgjeron korsinë e biçikletave, kjo është arsyeja

Më: 2 maj 2020 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Bashkia e Tiranës në këto kohë koronavirusi ka menduar edhe për zgjerimin e korsive të biçikletave, siç është rasti i rrugës “Ismail Qemali” pranë Liceut Artistik.

Kryetari i bashkisë Veliaj ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku duken puntorët që i japin dorën e fundit kësaj korsie të dedikuar.

“Gjatë natës vijëzuam korsitë e reja për çiklistët dhe këmbësorët, të cilat na ndihmojnë në lehtësimin e lëvizjes së njerëzve, që janë shtuar si asnjëherë tjetër në 30 vitet e fundit në rrugët e Tiranës, që nga rënia e komunizmit,”-shkruan Veliaj në postimin e tij në ‘facebook’.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve në Tiranë tregoi edhe njëherë domosdoshmërinë e lëvizjes me biçikleta jo vetëm si një mjet qarkullimi ekonomik, por njëkohësisht edhe për cilësinë e ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat