Vasili nuk bie dakort me shifrat për Covid-19: Fanar i King Yuong Ramës!

Shqipëria

Vasili nuk bie dakort me shifrat për Covid-19: Fanar i King Yuong Ramës!

Më: 2 maj 2020 Në ora: 20:02
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, nuk bie dakord me të dhënat e publikuara nga kryeministri Edi Rama, sipas të cilave Shqipëria ka numrin më të vogël të viktimave për 1 milion banorë në Europë.

Vasili thotë se të dhënat janë të cunguara pasi numri i testimeve është shumë i papërfillshëm në raport me vendet e tjera në rajon por edhe në Europë.

Vasili: Edi Rama edhe nuk i teston shqiptarët edhe u thotë atyre qe nuk e kanë koronavirusin, bile u thotë edhe që Shqiperia është më mirë nga të gjithë në dynja.Pra Shqipëria për koronavirusin është fanar ndriçues në botë.Në kohën e komunizmit ishim fanar për bukën kudo në botë, tani jemi fanar për koronavirusin kudo ne bote.

Në realitet: në komunizem bukë s'kishim buke dhe u katandisem për faqe të zezë me tollon, ndërsa sot koronën shqiptaret e kalojnë pa i testuar njeri si halli qe i ka zene.Bravo Edi fanari.Kur s'të zë korona ty çdo gjë është ok. Për ty për shqiptarët në dreq vafshin boll që King Yuong Rama te jetë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat