"Shpërblim kush denoncon pronarët", 12 punëtorë në të zezë i janë përgjigjur ofertës së kryeministrit Rama

Shqipëria

"Shpërblim kush denoncon pronarët", 12 punëtorë në të zezë i janë përgjigjur ofertës së kryeministrit Rama

Më: 4 maj 2020 Në ora: 17:29
Delina Ibrahimaj

Ofertës së kryeministrit Edi Rama se do t'i shpërblejë të gjithë punonjësit në të zezë nëse denoncojnë pronarët e tyre i janë përgjigjur vetëm 12 persona.

Në një intervistë për RTV Ora, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve tha se këto raste janë duke i ndjekur sipas ligjit, pasi nuk mund te merren masa pa u bërë verifikimit.

Delina Ibrahimaj: Ka pasur vetëm 12 raste denoncime, individësh që kanë denoncuar punëdhënësin për punë informale dhe të 12 rastet janë duke u ndjekur sipas procedurave të ligjit në zbatim, pasi kërkojnë një hetim të mirëfilltë tatimor me qëllim që të identifikohet rasti sipas legjislacionit që është në fuqi. Është e vështirë  të marrësh një vendim për po apo jo nëse denoncimi është i vërtetë, pasi mund të ketë edhe raste abuzive. 

Ndërsa tha se ligji parashikon ndjekje penale për punëdhënësit që mbajnë punëtorë në të zezë, Ibrahimaj bëri apel që të punësuarit informalë të denoncojnë.

Delina Ibrahimaj: Unë i ftoj të gjithë të punësuarit informalë të denoncojnë dhe të kërkojnë atë që meritojnë në fakt, pasi situata të tilla tregojnë që vetëm për të punësuarit formale mund të ketë një mbështetje nga qeveria. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat