Drejtonin grupin kriminal/ Arrestohet çifti shqiptar, i zbuloi qeni i policisë

Shqipëria

Drejtonin grupin kriminal/ Arrestohet çifti shqiptar, i zbuloi qeni i policisë

Më: 4 maj 2020 Në ora: 20:05
Sendet e sekuestruara

Policia greke ka zhvilluar sot një operacion në Selanik, ndërsa janë sekuestruar 2 kg kokainë dhe 1.5 kg kanabis. Mediat greke raportojnë se në pranga kanë rënë katër shqiptarë dhe një grek, të moshës 26 deri në 54 vjeç.

Midis të arrestuarve është një çift shqiptar, burri 35-vjeçar dhe gruaja e tij 26-vjeçare, të përshkruar nga policia si drejtues të grupit kriminal.

Droga është gjetur në një banesë, ku një pjese e saj ishte fshehur në një oxhak. Efektivët e policisë gjatë operacionit u ndihmuan nga një qen, i cili zbuloi lëndën narkotike të fshehur.

Përveç drogës, janë konfiskuar shuma prej 67,000 euro, dy pistoleta me 17 fishekë, si dhe tre makina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat