Koni: Universiteti i Tiranës nuk ka shpallur zgjedhje, jemi mes ligjshmërisë dhe paligjshmërisë

Shqipëria

Koni: Universiteti i Tiranës nuk ka shpallur zgjedhje, jemi mes ligjshmërisë dhe paligjshmërisë

Më: 4 maj 2020 Në ora: 20:26
Mynyr Koni

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka sqaruar se ai nuk e ka nxjerrë urdhrin për nisjen e procesit zgjedhor.

Në një intervistë për Ora News, Koni theksoi se ky vendim ka ardhur për shkak të gjendjes ku ndodhet vendit dhe urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mynyr Koni: Universiteti i Tiranës nuk ka shpallur zgjedhje. Ne jemi në situatën që ministrja e Arsimit ka përcaktuar me urdhrin e saj që në mars fillimi i procesit zgjedhor fillon me 11 maj dhe periudha e zgjedhjeve është me datë 12 qershor. Rektori ka detyrimin që të shpallë ditën e procesit zgjedhor dhe datën e votimit, bazuar në urdhrin e ministres. 

Rektori i Universiteti të Tiranës nuk e ka nxjerrë këtë urdhër. Kjo për arsyet në të cilët ndodhemi, sepse deri në 23 qershor jemi në situatën e fatkeqësisë natyrore. Po ashtu është në fuqi urdhri i Ministres së Shëndetësisë e cila vazhdon mbylljen e institucioneve arsimore deri në fund të pandemisë. Jemi në kushtet e një urdhri të ministres së Arsimit që u ka dhënë prioritet një pjesë të studentëve që të kthehen në shollë në qershor, duke krijuar një hapësirë boshe të trupës zgjedhore dhe të studentëve. 

Koni shtoi se ai si rektor i është drejtuar ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë, pasi ndodhet mes dy urdhrave.

Mynyr Koni: Këto janë arsye pse rektori i universitetit nuk ka shpallur procesin e zgjedhjes në Universitetin e Tiranës. Sipas urdhrit të ministres sot java pritet të fillojë procesi zgjedhor, por unë sot i jam drejtuar ministres për ta rishikuar urdhrin e saj, gjithashtu edhe ministres së Shëndetësisë, pasi në këto kushtet, jemi mes ligjshmërisë dhe paligjshmërisë. Jam në pritje të tyre për të marrë vendimin përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat