Këto janë pamjet e frikshme të aksidentit në Vorë, polici fluturon disa metra në ajër

Shqipëria

Këto janë pamjet e frikshme të aksidentit në Vorë, polici fluturon disa metra në ajër

Më: 4 maj 2020 Në ora: 21:01
Foto

Këto janë pamjet e frikshme të aksidentit të ditës së sotme në Vorë, ku makina e drejtuar nga një 20-vjeçar përplasi një polic rrugor.

Sikurse edhe mund të shihet edhe nga këto pamje të siguruara nga Ora News, automjeti i 20-vjeçarit ka ardhur me shpejtësi dhe e ka hedhur disa metra tutje policin.

Një efektiv tjetër i policisë rrugore i ka bërë thirrje me tabelë të ndalojë, por 20-vjeçari pasi nuk ka pasur mundësi të parakalojë, ka frenuar dhe nga devijimi ka përplasur efektivin e policisë.

Patrulla e policisë ishte e vendosur për të kryer kontrolle dhe kishte ndaluar një automjet tip BMW X5, pasi ndaj shoferit ishin duke u kryer veprimet procedurale për masë administrative.

Polici është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat