Përfundon mbledhja mes Bashës dhe Kryemadhit: Nesër 5 propozime për Reformën Zgjedhore, presim që mazhoranca të zgjedhë një

Shqipëria

Përfundon mbledhja mes Bashës dhe Kryemadhit: Nesër 5 propozime për Reformën Zgjedhore, presim që mazhoranca të zgjedhë një

Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:23
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka përfunduar takimin me Lulzim Bashën në selinë e PD ku jashtë saj i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për Reformën Zgjedhore.

Kryemadhi konfirmon se nuk ka më Këshill Politik, pasi opozita ka dërguar 5 propozimet ose 5 drafte për Reformën Zgjedhore dhe mazhorancës i mjafton vetëm 1 të zgjedhë.

Sipas saj mazhorancës i intereson ta vonojë qoftë edhe një sekondë prandaj ajo shprehet edhe e bindur se në videokonferencën e djeshme Yuri Kim, ambasadorja amerikane i ka thënë Gjiknurit që mazhoranca të lëvizë shpejt me këtë Reformë.

”Nesër mblidhet komisioni që do njihet me 5 propozimet. 5 drafte, për njërin nga këto drafte të bjerë dakort mazhoranca dhe presim reagimin e tyre.
Presim reagimin nga pala tjetër. çdo zvarritje që vjen nga pala tjetër nuk është e papritshme. Ata duan edhe 1 sekondë më tepër pasi një firmë nga Rama do të thotë një vjedhje më shumë për koncesion.
Ambasada amerikane ka qenë e informuar për të gjitha takimet, bisedat e Këshillit Politik dhe Reformës Zgjedhore.
Jam e sigurt se Yuri Kim i ka kërkuar të lëvizin shpejt me Reformën Zgjedhore. Për kushtet që ka dhënë OSBE/ODIHR, 5 propozime le të bjenë dakord me një. ”- tha Monika Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat