Meta i shqetësuar për raportin e ‘Freedom House’: Kambanë alarmi, koha për një ringritje të menjëhershme

Shqipëria

Meta i shqetësuar për raportin e ‘Freedom House’: Kambanë alarmi, koha për një ringritje të menjëhershme

Më: 6 maj 2020 Në ora: 10:42
Ilir Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me konkluzionet e raportit të organizatës ‘Freedom House’. Meta me anë të një postimi në Facebook shkruan se është i shqetësuar nga raporti në fjalë, teksa shton se përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.

Konkluzioni në raport se: “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” sipas Metës është një këmbanë e fortë alarmi.

Ndërkohë më tej meta shprehet se:  Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme.

Reagimi i plotë i Presidentit:

Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House”.

Përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.

Konkluzioni në raport se: “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” është një këmbanë e fortë alarmi.

Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat