Osmënaj: Pikun e fazës së parë në janar e shkurt e kaluan me sukses vetë shqiptarët, jo falë Ramës

Shqipëria

Osmënaj: Pikun e fazës së parë në janar e shkurt e kaluan me sukses vetë shqiptarët, jo falë Ramës

Më: 6 maj 2020 Në ora: 16:13
Renato Osmënaj

Mjeku imazherist Renato Osmënaj, në një intervistë për “Tempora”, solli të dhëna në lidhje me praninë e Covid-19 në vendin tonë.

Sipas Osmënaj, piku i virusit ka qenë më herët se sa rasti i i cilësuar si zero. Ai shton se piku i fazës së pari u kaluar si pasojë e mungesës së informacionit dhe faktit që mjekët nuk u alarmuan, duke mos pasur dyndje në spitale.

Osmënaj: Pikun e fazës së parë e kaluam me sukses falë ndihmës që dha mjeku i familjes dhe hallkat e sistemit shëndetësor që kishin të bënin me këta pacientë dhe mungesës së informacionit. Nuk kishim panik. Mungesa e dijes ndikoi pozitivisht, pasi i panikoi mjekët. Ne krijuam copëza në spitalet rajonale duke alertuar online. Kjo ishte falë bashkëpunimit meje dhe disa radiologëve ne spitalet rajonale. Ne vendos që çdo i sëmurë që do të paraqitej në spital ,do t’i bënim një skaner të mushkërive. 

Faza e tretë që pretendojnë epidemiologë në vjeshtë do ta mirëmenaxhojmë shkëlqyer. E kaluam me sukses pikun falë ndihmës që ka dhënë mjeku i familjes dhe falë mungesë së informacionit. Nuk kishim panik. Suksesin Rama e ka pas 8 marsit, shqiptarët e kanë arritur vetë në janar e shkurt vetë. Ta shohim kur e ka kryeministri suksesin. 

Ta shohim kur e ka, nëse pranojmë që në janar e shkurt kur ishte piku i epidemisë në Shqipëri, nëse ka meritë dikush duhet ta gjejmë, nëse flasim për marsin kur nisi vala e dytë Covid në Shqipëri, mungesa e dijes ndikoi pozitivisht sepse nuk u alarmuam dhe nuk u dyndëm nëpër spitale sepse nuk e dinim që kishim Covid-19. 

Për Osmënaj garantimi i fortë në fazën e dytë ndikoi pozitivisht, por u tejzgjat nga mungesa e dijes sepse 8 marsi u pretendua se ishte momenti zero i sëmundjes me të sëmurët e fazës së dytë.

Osmënaj: Karantinimi i fortë në fazën e dytë ndikoi pozitivisht, por u tejzgjat nga mungesa e dijes sepse 8 marsi u pretendua se ishte momenti zero i sëmundjes me të sëmurët e fazës së dytë. Vetëm 1 % e të prekurve në fazën e dytë referojnë për kontakt me shtetet e huaja, të gjithë nuk gjejnë se nga e kanë marrë. Prandaj virusi ka qenë me ne, ne kemi jetuar me të dhe piku do të dalë. 

Distancimi fizik është shumë i rëndësishëm dhe në hapje qeveria duhet të ketë kujdes objektet që janë të mundshëm që të bëhen vatra me ngarkesa të larta virale, si fasoneritë, repartet ushtarake, spitale, atje ku ka grumbullime jo të të njëjtëve njerëz. Sa më e madhe të jetë ngarkesa virale aq më e rëndë bëhet sëmundja. Fronti anti-covid u nda në dy kahe: në atë të mjekëve, shëndetësisë dhe në frontin politik që ishte komiteti i shpëtimit dhe mes tyre një pjesë e lëvizshme, që inskenojnë e krijojnë fasada. 

Unë u kam kërkuar rastet që dyshoj se janë skanere pozitive për Covid. Ose të marrin IGg e të sëmurëve, por sot mësova se as IGg nuk kryhen në spital, por i kanë hedhur për mungesën e një kapaku.

Kam marrë premtim nga doktoreshë Silva Bino dhe ka thënë që do u kthehem tamponëve, për të qetësuar shqiptarët. Shumë persona më kanë marrë në telefon dhe kanë thënë që kanë kaluar një grip të tmerrshëm. Të pranojmë të vërtetën ashtu sikurse është, nga unë i pari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat