Muçostepa: Pasojat e pandemisë në të gjithë hallkat e zinxhirit ekonomik, turizmi më i prekuri

Shqipëria

Muçostepa: Pasojat e pandemisë në të gjithë hallkat e zinxhirit ekonomik, turizmi më i prekuri

Më: 6 maj 2020 Në ora: 16:44
Ines Muçostepa

Pas pandemisë, vëmendja tani është e përqëndruar tek ekonomia, e cila është prekur rëndë jo vetëm në Shqipëri.

Ines Muçostepa, Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë në një intervistë për RTV Ora tha se pasojat janë në të gjitha hallkat e zinxhirit ekonomik.

Ines Muçostepa: Pasojat janë, ekzistojnë në të gjitha hallkat e zinxhirit ekonomik nga bizneset e vogla deri te korporatat. Është një zinxhir ekonomik që ka pësuar goditje.  Nuk dimë akoma kur do ta rimarrim veten. Varet sa do të zgjasë pandemia. Është një moment kritik për sipërmarrësit shqiptarë dhe ekonominë shqiptarë.

Sipas Muçostepës, sektori më i prekur është turizmi, transporti, bujqësia por edhe sektori i prodhimit ku bëjnë pjesë edhe fasoneritë.

Ines Muçostepa: Sektori i turizmit, i cili i jep PPB 20% të të ardhurve, një sektor mjaft i prekur në vijim të tërmetit të nëntorit. Ishte një goditje shumë e fortë kjo për sektorin. Një sektor i cili ofron mundësi punësimi, në këtë moment duhet të ishin diku te 100 mijë të punësuar. Është duke operuar me më pak se 20% të kapaciteteve duke mos llogaritur dhe të gjithë të punësuarit e periudhës së verës që kapin 200 mijë të punësuar. Problemi është se akoma nuk dihet si ky sektor do të hapet sa shpejt si do të jenë masat e sigurisë dhe sa kjo do ta penalizojë këtë sektor deri në përfundim të kësaj pandemie. Është akoma një gropë e fortë e buxhetit që do të mungojë. 

Ky sektor është i lidhur me sektorin e transportit, edhe ky është i bllokuar. 

I treti është dhe sektori i bujqësisë, deri tani është konsideruar pak i prekur, por do të ndjekë gjithë pasojat e dëmtimeve të sipërmarrjeve të tjera. Aq më tepër që është i lidhur me turizmin, është një sektor që do ketë probleme në rritje edhe pse mund të themi që deri tani ka mbijetuar më mirë sesa të tjerët. 

Sektori i prodhimit është goxha i prekur, brenda sektorit të prodhimit mund të themi që të ardhur janë bllokuar deri në 50%. Është një sektor ku shitjet kanë rënë me vlerë 70%, ku duhet të specifikojmë që nga më të dëmtuarit brenda sektorit të prodhimit është edhe industria fason. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat