Juristi Daci: Konflikti mes presidentit dhe Dvoranit nga ana juridike është lehtësisht i zgjidhshëm

Shqipëria

Juristi Daci: Konflikti mes presidentit dhe Dvoranit nga ana juridike është lehtësisht i zgjidhshëm

Më: 6 maj 2020 Në ora: 17:13
Jordan Daci

Për juristin Jordan Daci konflikti mes presidentit dhe gjyqtarit Dvorani është lehtësisht i zgjidhshëm nga ana juridike, por ka ngarkesa politike që nuk e lejojnë zgjidhjen.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se mazhoranca ka një preferencë për Dvoranin.

Jordan Daci: Konflikti nga pikëpamja juridike është lehtësisht i zgjidhshëm, por nga pikëpamja politike është një luftë mes dy grupeve që duan ta mbajnë në detyrë dhe disa ta heqin. Nuk mendoj se është një konflikt me presidentin Meta dhe Dvoranit, por mes presidentit dhe Mazhorancës, sepse kjo e fundit duhet sikur ka një preferencë për zotërinë në fjalë. 

Mandati i fundit i lirë ka qenë ai i zotit Zakanjori, ndërsa mandati i Dvoranit ka mbi 6 vite që ka përfunduar. Kushtetuta ka përcaktuar një rregull të ri, i cili thotë që duhet të largohej nga detyra, pasi bie ndesh me gjykatën  pavarur ë krijuar me ligj, si dhe me pavarësinë dhe integritetin e dikujt në detyrë, që vazhdimësia e detyrës varen nga një palë tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat