Në mes të 4 rrugëve/ 17 të dënuar lënë qelinë nga koronavirusi, por nuk pranohen nga familja

Shqipëria

Në mes të 4 rrugëve/ 17 të dënuar lënë qelinë nga koronavirusi, por nuk pranohen nga familja

Më: 7 maj 2020 Në ora: 11:52
Pamje nga takimi

372 të burgosur dolën nga qelitë dhe shkuan në shtëpi duke përfituar nga situata e COVID-19. Në fakt kanë qenë depozituar 841 kërkesa, nga të cila 372 janë pranuar dhe 469 janë refuzuar.

Lidhur me motivet e refuzimit, pjesa më e madhe nuk plotësonin kriteret formale apo ishin të pabesueshëm nga policia, por ajo që tërheq vëmendjen është se 17 prej tyre nuk i ka pranuar familja!

Një vendim i tillë vjen si zbatim i aktit të qeverisë për situatën emergjente nga COVID-19, për të karantinuar në shtëpitë e tyre për 3 muaj të gjithë personat e dënuar me vendim të formës së prerë që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim.

Po ashtu, edhe ata që u ka mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike që i bën më vunerabël ndaj koronavirusit, të vërtetuar me dokumente shëndetësore përkatëse. Nga ky vendim përfitojnë rreth 600 të dënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat