Kume: Problemi më i madh në proceset zgjedhore, mungesa e vullnetit për të mos zbatuar ligjin

Shqipëria

Kume: Problemi më i madh në proceset zgjedhore, mungesa e vullnetit për të mos zbatuar ligjin

Më: 7 maj 2020 Në ora: 16:57
Kristaq Kume

Në një intervistë për Ora News, eksperti i çështjeve zgjedhore Kristaq Kume tha se me procesin zgjedhor që kemi, nëse një parti garon e vetme në zgjedhje do t’i duhen më shumë vota për të fituar se sa kur garon në koalicion.

Ai shtoi se problemin më i madh në proceset zgjedhore e kemi pasur te vullneti për të mos respektuar atë që kemi rënë dakord

Kristaq Kume: Me procesin zgjedhor që kemi, nëse një parti garon e vetme në zgjedhje do t’i duhen më shumë vota për të fituar se sa kur garon në koalicion. Mënyra se si konvertohet votat e marra për subjektet politike, ka bërë që të kemi përmes kësaj mënyre, situata, që nga njëra ana, bien ndesh me parimet themelore që sipas së cilët duhet të mbahen votimet, barazia përballë votës. 

Problemin më ta madh në proceset zgjedhore e kemi pasur te vullneti për të mos respektuar atë që kemi rënë dakord dhe atë që është shkruar në ligj. Ashtu sikurse mungesë e kulturës që e bën të mundshëm zhvillimin e këtij procesi zgjedhor me standarde. Të mos e kërkojnë fajin vetëm tek ata që ndërhyjnë në procesin zgjedhor, parti politike apo kandidatë, por duhet të kemi parasysh edhe sjelljen dhe ndërgjegjësimin e vetë qytetarit, dhe atë çka ajo arrin me votën. Të gjitha ato që kanë të bëjnë me problemet në procesin zgjedhore, është kërkuar edhe ndërkombëtarët që të rregullohen duke ndërhyrë në legjislacioni zgjedhore, përmes rregullimeve në kodin Zgjedhor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat