Eurodeputetët ngrenë shqetësimin në PE për 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria

Shqipëria

Eurodeputetët ngrenë shqetësimin në PE për 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria

Më: 7 maj 2020 Në ora: 19:13
Foto

Një ditë pas Samitit të Zagrebit, eurodeputet kanë ngritur me shqetësim në Parlamentin Europian 15 kushtet që duhet të përmbushë qeveria Rama.

"Si po punoni me 15 kushtet e Këshillit Europian për Shqipërinë?"  ishte pyetja që  eurodeputetët Kinga Gál dhe Michal Gahler nga Grupi PPE i drejtuan sot Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhely.

Pyetja u bë gjatë një debati në Komisionin për Punët e Jashtëme (AFET) në Parlamentin Europian ku një pjesë e deputetëve ishin fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër ishte në videokonferencë nga distanca.

Eurodeputeti David Lega (PPE, Suedi) tha se ishte shumë i shqetësuar nga përkeqësimi i lirisë së medias e të shprehjes në Shqipëri ndërkohë që kjo është kusht për çeljen e negociatave.

"Raportet e Reporterëve pa Kufij, të Freedom House dhe të Këshillit të Europës po na japin një panoramë të keqe. Dua të di nëse ky problem dhe 15 kushtet specifike u diskutuan në samitin e Zagrebit ku i pranishëm përmes videokonferences ishte edhe zoti Edi Rama "

Komisioneri Varhely theksoi se ai do të bënte çmos që këto kushte të përmbusheshin.

Lidhur me ligjet antishpifje  Varhely tha se qeveria e Tiranës i kishte premtuar se nuk do të vepronte kundër opinionit të Komisionit të Venecias. Gjithashtu Komisioni po ndiqte  edhe reformën zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat