‘Koha për të liruar masat’ Unioni Turistik Shqiptar letër të hapur Ramës: Nëse kufijtë nuk hapen më 18 maj, turizmi rrezikon…

Shqipëria

‘Koha për të liruar masat’ Unioni Turistik Shqiptar letër të hapur Ramës: Nëse kufijtë nuk hapen më 18 maj, turizmi rrezikon…

Më: 8 maj 2020 Në ora: 11:13
Edi Rama

Operatorët Turistik i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama ku i kërkojnë që të lirojë më tej masat parandaluese të Covid-19 për shkak se subjektet turistike janë goditur shumë rëndë.

Unioni Turistik Shqiptar i ka kërkuar kryeministrit Rama që në përgatitje për sezonin turistik, të heqë barrierat që pengojnë ushtrimin e aktivitetit , siç janë kufizimet e lirisë së lëvizjes dhe mos lejimi i hapjes së plazheve dhe më pas hapja e kufirit tokësor për turizmin rajonal . Ata kërkojnë që deri në fund të muajit Maj të hapet edhe turizmi i organizuar në mënyrë që ky sektor të ketë mundësi të ripërtërihet pas goditjes së dhënë nga pandemia.

Më tej në këtë letër Unioni Turistik Shqiptar shprehet se ka ardhur koha të hiqet fasha e orarit të vendosur për lëvizjet e qytetarëve dhe të rakordohet me vendet kufitare në mënyrë që të hartohet një plan i përbashkët për sa i përket hapjes së turizmit.

Sipas tyre nëse kufijtë nuk hapen më 18 maj sektori i turizmit do të goditej rëndë. Më tej ata shprehen se subjektet turistike kanë një rënie nga 90-100% të të ardhurave.

Në letër shkruhet se partnerët ndërkombëtar që operojnë me fluturime Charter janë të gatshëm të vijnë duke filluar nga 1 qershori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat