Kërkojnë pagën e luftës/ Punonjëset e fasonerisë së Kuçovës nisen në këmbë drejt Beratit

Shqipëria

Kërkojnë pagën e luftës/ Punonjëset e fasonerisë së Kuçovës nisen në këmbë drejt Beratit

Më: 8 maj 2020 Në ora: 11:47
Ilustrim

Dhjetëra punonjëse të një fasonerie në Kuçovë kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Ato po protestojnë para Drejtorisë së Tatimeve në Berat, pasi kërkojnë pagën e luftës. Një përfaqësi prej 30 punonjësish i është drejtuar këtij institucioni për të kërkuar arsyen përse ata nuk kanë  marrë asnjë pagë lufte, edhe pse i kanë kryer të gjitha proceduarat e kërkuara sipas ligjit.

Mësohet se ata u nisën në këmbë nga Kuçova drejt Beratit për shkak të mungesës së mjeteve urbane dhe autobuzave. Punonjëset janë ndaluar nga policia në afërsi të Urës së Vajgurore, por kanë mundur të shkojnë drejt Beratit, për të kërkuar pagën e luftës.

Ndërmarrja fasone e prodhimit të çantave në qytetin e Kuçovës ka 159 punëtorë, të gjithë të siguruar dhe askush nuk ka marrë pagë lufte. Ky biznes është mbyllur që prej 9 prillit dhe punonjëset nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.

Punonjëset protestuan edhe një ditë më parë para këtij instiucioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat